Top Story/ Rasti i Shkëlzen Dumanit, si fliste në telefon me Bujar Hysën dhe i tregonte problemet gjatë udhëtimit në Siri

12/01/2021 23:22

Një rast që bëri shumë bujë në ato vite në vendin tonë është ai i Shkëlzen Dumanit. Ky person mori dy fëmijët e tij të mitur pa lejen e nënës së tyre dhe i shpuri në Siri në shkurt të 2013.

Shkëlzeni para se të largohej jetonte me bashkëshorten Mide Dumani dhe fëmijët në një apartament në fund të rrugës “Don Bosko”. Ata kishin vendosur që të blinin një apartament tjetër, të cilin shkuan e panë dhe ju pëlqeu. Apartamenti i ri do të blihej me lekët e shitjes së apartamentit të vjetër si dhe me kursimet nga puna.

Shkëlzeni me Miden shkuan pranë një noteri ku firmosën kontratën e shitjes së apartamentit. Ajo nënshkroi kontratën e shitjes dhe gjithcka tjetër, pa ditur se po jepte pëlqimin që fëmijët të dilnin jashtë shtetit më babanë e tyre.

Ai i tha se do të shkonte në Shkodër me disa vëllezër mysliman për fundjavë. Ata mund të lëviznin edhe në Mal të Zi dhe do të merrte edhe fëmijët me vete. Gjatë komunikimit që Midia pati me bashkëshortin ai i tha se ishin në Shkodër. Kur kërkoi të fliste me fëmijët I tha se janë në gjumë. Të djelën në darkë ajo tentoi të fliste përsëri por telefoni dilte i fikur.

Sipas përgjimeve të siguruara nga Top Story, rezulton se të përfshirë në rekrutimin e tij janë Bujar Hysa, Orion Reçi dhe Zeqir Imeri. Në një nga bisedat e tij me Bujarin ai shpreh frikën se ndoshta nuk kalon dot kufirin pa miratimin e nënës së fëmijëve. Kjo sepse në aeroportin e Stambollit i kanë marrë për rreth tre orë në pyetje.

Telefonatë

Shkelzeni- Më kanë mbajt në aeroport gati tre orë, dy orë më kanë pyetur mua dhe një orë gocën e vogël…po tashi në qoftë se ato kërkojnë nëpërmjet hoteleve se ku jam, edhe bën denocim ajo atje e ke parasysh…
Bujari- Jo me burrë ska për të të kërkuar njeri mos çaj kokë.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA