Policia italiane ka shkuar për kontroll në banesën e Moisi Habilajt në Itali dhe nuk e ka gjetur. I dënuar për trafik droge me 15 vite burg, ai ishte lënë në arrest shtëpie. Por rezulton të jetë zhdukur.

Vendodhja e tij nuk duhet ende, dhe policia italiane është duke kërkuar. Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar. Habilaj u dënua së bashku me Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.

Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.

Moisi Habilaj për disa muaj, ka qenë në arrest shtëpie në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria.
Dënimi i Habilajt

Habilaj u dënu me 15 vite burg në Itali për trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Më saktë dënimi i tij i plotë është 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg.
Sipas asaj që raporton meridioneës, agjensi lajmesh në Katania, Habilaj, i njohur dhe si kushëri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, u arrestua në tetor të vitit 2017.

Media italiane shkruan se i afërmi i politikanit, që ndodhej në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, në muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij, duke vendosur që t’i përgjigjej pyetjeve të prokurorëve italianë dhe shqiptarë.

Avokatët e tij mbrojtës, Giuseppe Ragazzo dhe Maria Caltabiano, thanë në seancë gjyqësore se Moisi Habilaj ka pasur rol të thjeshtë në këtë organizatë kriminale, atë të transportuesit. Dhe për këtë arsye, ata kërkonin që mbi Habilajn mos të rëndonte edhe akuza e kreut të grupit.

Por gjykata nuk e mori parasysh mbrojtjen duke e dënuar atë më rëndë nga të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit. Nezar Seiti i njohur edhe si financieri i grupit u dënua me 7 vjet e pesë muaj, Meridian Sula, 8 vite e e 4 muaj. Ndërsa dënime të rënda morën edhe dy italianet Antonino Riela 14 vjet e 8 muaj dhe Vinccenso Spanpinato 10 vite e 2 muaj.

Top Channel