“Mbreti i peshkatarëve”, Kingfisher zhytet në liqenin e ngrirë për të kapur peshqit, pamje mahnitëse

11/01/2021 16:39

Fotografi i jetës së egër, Mark Hughes çau akullin dhe krijoi një vrimë të vogël në akull për ta ndihmuar shpendin para se të shkrepte momentin e rrallë në Leeds.

Mark tha: “Liqeni ngriu gjatë motit të ftohtë. Kjo do të thoshte që shpendët nuk ishin në gjendje të kapnin peshq, kështu që unë hapa një vrimë të vogël në liqen për t’i ndihmuar”.

Dhe, për habinë time, ‘mbreti i peshkatarëve’ filloi të rrinte pezull mbi vrimën e akullit, u zhyt brenda dhe kapi një peshk.

Temperaturat e ngrirjes në rajon gjithashtu panë fëmijë që luanin në dëborë në Harrogate.

Parashikuesit thonë se temperaturat do të rriten para se një tjetër stuhi dëbore të godasë nesër Arktikun.

Burimi: The Sun

FOTO GALERI
3/5

Top Channel