“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Kukësi dhe Tropoja është përfshirë nga reshje dëbore gjatë natës. Sipas ARRSH-së në rrugë është shpërndarë kripë dhe qarkullimi vazhdon normalisht.
Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë dhe qarkullimi po bëhet me dy kalime.
Gjithashtu po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.
Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:
Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht. Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime. Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.
Top Channel