Shtetasit në gomone

Fatos Dusha, pronari i një hoteli në Tiranë u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se strehoi 50 sirianët e kapur në Vlorë, të cilët synonin të kalonin në Itali.

9 klandestinë të tjerë, të cilët do të dërgoheshin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme janë gjetur të strehuar në hotelin në pronësi të tij. 63-vjeçari akuzohet se ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, klandestinët e evakuuar në Vlorë.

Ai do të hetohet për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim. Kujtojmë se më 8 janar një gomone me 50 klandestinë sirianë  po tentonin të ikin drejt Italisë.

Evakuimi i shtetasve të huaj,  mes tyre gra edhe fëmijë u kryhet në kushte shumë të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë për shkak të motit të keq.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Vihet në pranga një nga autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për hetimin e Trafiqeve dhe Narkotiëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë,  arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 63 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA