Policia kërkon mashtruesin, i shiti një 92 vjeçareje vaksinë anti-covid të rreme

09/01/2021 13:37

Policia në Britaninë e Madhe po kërkon një burrë që duket se i ka injektuar një 92 vjecareje një vaksinë të rreme anti covid dhe i ka marrë asaj 160 paundë për të.

Policia e njësisë së krimit mbi pronësinë intelektuale në Londër, i ka kërkuar publikut ndihmë për të identifikuar personin, që ajo thotë se është i dyshuar për mashtrim. Departamenti i policisë ka publikuar imazhet e të dyshuarit, një burrë rreth të 30-tave, që i ishte afruar viktimës më 30 dhjetor në shtëpinë e saj në surbiton, në Londrën jugperëndimore, duke pretenduar se ishte anëtar i shërbimit kombëtar të shëndetësisë.

I dyshuari i kishte bërë vaksinën gruas në krah dhe i kishte kërkuar 160 paundë asaj, për të cilat i kishte thënë se do të rimbursoheshin më vonë. Të hënën, ai kishte shkuar sërish në shtëpinë e të moshuarës, për ti kërkuar pagesën e 100 paundëve të tjerë. Policia thotë se nuk e di ende se cfarë përmbante injeksioni që ai i kishte dhënë të moshuarës, por ajo ishte ekzaminuar në një spital dhe nuk kishte patur efekte anësore.

Ashtu si vende të tjera evropiane, Britania e madhe e nisi vitin e ri në izolim ndërsa infektimet vazhdojnë të rriten dhe shkencëtarët përpiqen të ndalin përhapjen e variantit të ri, më ngjitës. Një program masiv vaksinimi për personat klinikisht vulnerabël ka nisur në vend me kryeministrin Boris Johnson që ka vendosur si objektiv vaksinimin e 13 milionë personave deri në mes të shkurtit.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA