103-vjeçari vaksinohet kundër Covid-19, komentuesit ndezin rrjetin: Dozë e çuar dëm, t’ia linte të tjerëve

09/01/2021 14:39

Basilio Pompei është më i moshuari i përfshirë në fushatën e vaksinimit në Toskana.

I deportuar pas armëpushimit të 8 shtatorit 1943, për dy vite qëndroi në një kamp përqendrimi në Poloni. Ai është plot 103 vjeç dhe është më i moshuari në Toskana që ka marrë vaksinën anti covid. Por pas kësaj, është vënë në shënjestër në polemikave në rrjet. “Një dozë e çuar dëm”.

“Në moshën 103 vjeçare duhet të ishte vetë ai që ta refuzonte”, “Lëmë të vdesin 40 vjecarët dhe vaksinojmë 100 vjecarët”, janë disa nga komentet që mund të lexohen në rrjet. Por, për vetë Basilion, që ka jetuar dhe parë shumë, nuk i bëjnë shumë përshtypje. “Janë të lirë të shkruajnë çfarë të duan. Unë nuk kam asgjë për të thënë”.

Gjysh Basilio, siç e thërrasin të gjithë, jeton në një shtëpi kujdesi në Toskana. Por zyrtarët, duke ndërhyrë, kujtojnë se kjo që po ndodh është e turpshme. Ka një protokoll të qartë në lidhje me rendin e vaksinave dhe të moshuarit janë të parët në linjë, bashkë me punonjësit e sektorit të shëndetësisë.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA