FOTO/ Peshkaqeni sulmon për vdekje 19-vjeçaren, dëshmitari përshkruan tmerrin

08/01/2021 12:01

Një peshkaqen i madh ka vrarë një vajzë 19-vjeçare në ujërat e Zelandës së Re, raportojnë mediat e huaja.

Dëshmitari Elliot Hall tregon ngjarjen e tmerrshme dhe thotë se viktima ishte duke notuar pikërisht pas dallgëve kur ajo filloi të bërtiste.

Rojet e shpëtimit nxituan në vendin e ngjarjes dhe e tërhoqën atë nga uji, por edhe pas përpjekjeve të shumta fatkeqësisht vajza nuk mundi të mbijetoi.

Dëshmitari më tej tha se, pa se si mjekët u gjenden tek vajza për rreth 20 minuta, ndërsa familja dhe miqtë u mblodhën rreth saj.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendin e ngjarjes, ku ata kryen “CPR të fuqishme” mbi viktimën, por ajo nuk mundi të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra nga kafshimet e peshkaqenit.

Të rralla janë rastet kur një peshkaqen noton afër bregut dhe sulmon njerëzit që gjenden aty. Një kërkim i bërë nga ‘ National Geographic’ tregon se numri i viktimave të peshkaqenëve në vit është 12, e megjithatë 12 viktimat nuk janë sulmuar pa arsye nga ta, por sepse gjendeshin në territorin e peshkaqenëve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA