Pushtimi i “zemrës së demokracisë”/ Kaos, dhunë dhe frikë… FOTO të një dite të pazakontë

07/01/2021 12:09

“Një sulm ndaj demokracisë”, do të cilësoheshin trazirat e ndodhura në Washington, për të penguar certifikimin e demokratit Joe Biden, në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ora shënonte 13:00 (sipas orës lokale amerikane), kur qindra protestues pro Trump-it kaluan barrierat mbrojtëse, të vendosura përgjatë perimetrit të Kongresit Amerikan, Capitol Hill.

Kaos, dhunë, gaz lotsjellës dhe viktima- kjo ishte panorama e pak orëve më parë, jashtë dhe brenda ndërtesës ikonë të demokracisë amerikane, duke shkaktuar një gjendje shoku dhe pasigurie.

Një grua humbi jetën, pasi u qëllua brenda Kongresit Amerikan të SHBA-së. Oficerë të plagosur, granata tymi , dritare të thyera… Në fotografitë e realizuara nga agjencia Reuters ndjehet tensioni, frika dhe agresiviteti i turmës, në një ditë të pazakontë.

FOTO GALERI
2/50

Top Channel