Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço i bashkohet Partisë Socialiste: E ardhmja i përket të majtës progresive

06/01/2021 11:27

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim, për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Naço, i cili ka qenë deputet në qarkun e Beratit,  i cili theksoi se do të përkrah të majtën progresive.

Naço i shoqëruar nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, bëri të ditur bashkimin e tij më PS, ndërsa vetë Klosi tha se socialistët do të marrin 5 deputet në Berat.

Deklarata është bërë në Berat, në të njëjtin vend ku kishte shkuar për ceremoninë e ujit të bekuar Presidenti Meta, ish kryetari i LSI dhe shumë i afërt me Naçon.

“Sot është një ditë e bekuar sepse jam në krah të mikut tim Zotit Klosi. Unë do të doja që sot në këtë ditë të shprehja edhe një herë qëndrimin tim, që do vazhdoj të jem në krahë të majtës progresive, e cila i ka dhënë tonin Shqipërisë në këto vite. Berati dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për eksperimente politike. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI-ja, kam dhënë kontributin tim ndoshta modest, por përkushtimi ka qenë i madh për të ecur përpara, si në reformën në drejtësi ashtu edhe në reformat e tjera. Ajo që mund t’iu them është se sot jam me Zotin Klosi por do të jem edhe në të ardhmen me zotin Klosi. Shqipëria nuk ka nevojë për njerëz që të jenë vasal të dikujt tjetër,ka nevojë që të përfaqësojë edhe një pjesë të elektoratit në qarkun e Beratit që është e papërfaqësuar dhe në çdo rast kërkon që votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresiste. ”, u shpreh Naço.

Besoni në forcën e të majtës?

“Unë besoj se Shqipëria nuk ka më nevojë më për eksperimente, eksperimentet i takojnë të kaluarës,e ardhmja i përket të majtës progresive. Nga sondazhet që janë bërë dhe nga mesazhet që më kanë ardhur,më kërkohet të përfaqësoj këtë pjesë të elektoratit dhe nuk janë pak,janë rreth 70% të atyre që kanë votuar dhe duan të votojnë të majtën progresive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA