Vrau motrat në Astir/ Kërcënohet gruaja e Përparim Telës: Kam frikë të jetoj në shtëpi, më rrahën vajzën shurdhmemece

05/01/2021 10:41

Ngjarja makabër e vrasjes së dy motrave mëngjesin e 31 dhjetorit të 2020-ës  në sy të dy fëmijëve të mitur nga 59-vjeçari, Përparim Tela vijon të tronditë opinionin publik.

Vjollca Tela, bashkëshortja e  autorit ka deklaruar përpara mediave se është kërcënuar nga tre persona me maska në orën 5:30 të mëngjesit. Ajo thotë se i kanë dhunuar e nxirë nga këmbët vajzën e saj shurdhmemece dhe se ka frikë të jetojë në shtëpi pasi do ta vrasin.

Ajo ka kërkuar mbrojtje nga shteti duke deklaruar se i njihte viktimat, kishte shkuar me pushime me to dhe se ka pranuar lidhjen e bashkëshortit të saj për hir të familjes që ka. Gruaja tha se familjen po e kërcënojnë pasi dua të marrin shtëpinë, duke mohuar çdo akuzë në drejtim të saj.

Shtëpia e autorit

“Dua mbrojtje nga shteti, ndihemi të kërcënuar. Personat që kanë kërcënuar gocën sot në 5:30 të mëngjesit kanë qenë me maska dhe nuk i njohim”, tha ajo para kamerave.

“Unë kam kërcënime në shtëpi, m’i kanë ardh gocës tre veta. Kam bërë kallëzim penal në polici. Burri e bëri, le ta mësoj atje ku është.”

Fëmijët tuaj kush i ka kërcënuar?

“Nuk e di . M’i kanë ardhur gocës tre veta, burri e bëri ta paguajë aty ku është , kam kërkuar e lanë bërë copë fëmijën nga këmbët, dua mbrojte nga shtëpia se unë nuk dua të rri më në shtëpi, kam frikë shumë”.

A keni trafikuar ju ndonjë fëmijë?

“Nuk janë të vërteta akuzat. Jo, asnji. Ata duan këtë shtëpi, unë kam pasur hyrje dalje me ta.”

E dinit që burri juaj ka pasur marrëdhënie me të, e keni pranuar?

“Po e dija, e kam pranuar mos me prish familjen time.”

Keni një koment për këtë ngjarje të rëndë?

“Unë e di se burri im e bëri vrasjen. Unë nuk e shtyva burrin. Unë kam jetuar me ata, edhe kam fjetur me ta. E njoh Bashkimin, vëllanë e tyre, para disa ditësh me solli perdet. Ngjarjen e mora vesh pasi kam marrë çunin e Zhanit në telefon. Nuk e mendoja kurrë se do ta bënte. Asnjëherë nuk kanë pasur zënka. Unë kam tre fëmijë.”

Si e more vesh këtë ngjarje?

“Kam marr çunin e Zhanit e mora në telefon.”

Mendoni që bashkëshorti juaj mund të bënte diçka të tillë? Çfarë njeriu ishte?

“Asnjëherë në botë, njeri më të mirë s’kishte. Nuk kanë pasur zënka. Gjendja psikologjike e tij asilloj gjëje.”

Do të largoheni nga këtu nëse nuk merrni mbrojtje?

“Do të largohem patjetër. Na rrezikohet jeta, po mbyllim derën.”

Ju ka marr në mbrojtje policia?

“Po, nga policia erdha.”

Çfarë deklaruat në polici?

“Për mbrojtjen time, për familjen time. Patëm kërcënime, të gjithë ata atje. Tre çuna me maska kanë ndaluar rrugës vajzën që është shurdhmemece.  Burri im e bëri, le të marrë dënimin si duhet. Mua më vjen keq edhe për ato të dyja, kam jetuar 30 vite me to.”

Si ndodhi ngjarja?

Mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas Përparim Tela vrau e breshëri kallashnikovi dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanin në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit.

Autori i vrasjes, Përparim Tela

Ndërsa ditën e djeshme, ngjarja mori një rrjedhë krejt tjetër, ku Bashkim Metani, vëllai i dy viktimave tha se autori i ka shfrytëzuar për prostitucion motrat e tij në Francë. Ai gjithashtu tha se ato jetonin në një banesë me qira bashkë me bashkëshorten e tij, Vjollca Tela.

Viktimat dhe Përparim Tela

Ndërsa motra e dy viktimave tha se Përparim Tela ka trafikuar 10 fëmijë, pasi linte shtatzënë dy viktimat. Sipas saj edhe bashkëshortja e tij ka trafikuar fëmijë të saj pasi nuk arritën dot që të mbaronin vilën.

FOTO GALERI
2/17
Djali i Zhaneta Metanit

Top Channel