‘’Presidenti gabon. Huaja nuk kishte pse të rinegociohej’’, Denaj- Metës: Bëri lëmsh Kushtetutën! Nesër do t’i përgjigjem me fakte kokëforta

05/01/2021 19:51

Menjëherë pas konferencës së presidentit Ilir Meta, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj është përgjigjur shkurtimisht për marrëveshjen e Huasë me Fondin Saudit të Zhvillimit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

Ajo premton se nesër do i përgjigjet Presidentit me fakte kokëforta, dhe thotë se Meta gabon nga fillimi në fund.

Ministrja thekson se nuk ka pasur negociata për marrëveshjen pasi nuk bëhej fjalë për hua të re, por për një hua të negociuar më parë: Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë. Këtu Presidenti gabon! Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, sikundër edhe këtu presidenti gabon; por thjesht ka shkëmbyer me kundërpalën e vet për ta rialokuar nga një objekt në një objekt tjetër, madje brenda për brenda të njëjtës zonë gjeografike në këtë rast, një pjesë të huasë.

Reagimi i ministres Denaj. 

Jam shumë e befasuar nga shfaqja e Ilir Metës nga podiumi i Presidentit të Republikës, ku bëri lëmsh Kushtetutën, institucionet dhe konceptet e ligjshmërisë marrëveshjes, negociatës, duke krijuar një kakofoni krejt të papërshtatshme për kreun e një shteti. Nesër do t’i përgjigjem me fakte kokëforta zotit President, madje me vetë firmën e tij në raste të ngjashme, ndërsa sot po sqaroj vetëm kaq:

Çështja është shumë e thjeshtë.

Qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re, po për një hua të negociuar më parë. Këtu Presidenti gabon! Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka negociuar termat e huasë, sikundër edhe këtu presidenti gabon; por thjesht ka shkëmbyer me kundërpalën e vet për ta rialokuar nga një objekt në një objekt tjetër, madje brenda për brenda të njëjtës zonë gjeografike në këtë rast, një pjesë të huasë.

Pala saudite nuk ka pasur asgjë tjetër për të thënë kur ka dhënë dakordësinë dhe edhe këtu Presidenti gabon. Rialokimet e fondeve brenda marrëveshjeve financiare të nënshkruara, janë bërë edhe në të shkuarën, bëhen kudo dhe nuk përbëjnë asnjë përjashtim nga rregulli.

Presidenti gabon nga fillimi në fund edhe pse ia kemi shpjeguar shkresërisht logjikën e kësaj praktike krejt të qartë e të thjeshtë. A nuk e kupton vërtetë apo e bën me qëllim këtë zvarritje të një projekti me rëndësi për Vlorën, këtë nuk dua ta them. Por nesër do të them më shumë.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/01/05/meta-pengon-ndertimin-e-rruges-nuk-jep-autorizim-per-kredine-e-aksit-vlore-orikum/

Top Channel