Mos dakordësia e presidentit Ilir Meta për të lëshuar aturozimin e negocimit  të një huaje  me vlerë 30 milion dollarë për rehabilimitin e aksit Vlorë Orikum, është shkaku i përplasjes më të re të qeverisë me presidencën.

Ministria e Financave në shtator 2020 I kërkoi Presidentit, lëshimin e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së Huasë nga fondi Saudit për Zhvillim, për këtë projekt.  Në përgjigjen e presidentit Ilir Meta të 4 janarit 2021 thuhet se qeveria, ka shmangur gjithë procedurat e brendshme ligjore duke e bërë fakt të kryer financimin e këtij projekti, pa negociuar më parë kushtet e financimit të tij. Presidenca i kërkon Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të pajiset me një autorizim për të zhvilluar një proces kushtetues negocimi me fondin Saudit, e më pas në përfundim të rezultatit të negocimit dhe pas miratimit nga Qeveria të kërkojë autorizimin e Presidentit, për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë.

Ditën e fundit të vitit 2020 kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli i ka dërguar  një letër presidentit Ilir Meta me kërkesën e mos-ndaljes së investimeve strategjike në këtë qytet.

“Këtë projekt e presin prej kohësh banorët, biznesi dhe sigurisht pushuesit e Vlorës. Vonesa e realizimit të këtij projekti, tanimë që financimi është siguruar prej muajsh nuk është në dobi të askujt. Bashkia e Vlorës si përfituese e drejtpërdrejtë e këtij investimi strategjik, po i drejtohet Presidentit të Republikës, që me kompetencat që i jep kushtetuta dhe legjislacioni shqiptarë në fuqi të ndikojë në përshpejtimin e këtij procesi, duke zgjidhur problematikat e ndryshme që mund të jenë krijuar, me qëllim nënshkrimin sa më shpejt të marrëveshjes, e cila do të ndikojë në dobi të turizmit dhe turistëve që përzgjedhin të pushojnë në këtë zonë të vendit”.

Projekti fillon ne dalje te Tunelit tek Uji i Ftohte Vlore dhe përfundon tek Marina në Orikum, me një gjatësi totale prej mbi 10 kilometra.  Synohet  ndërtimi i dy by-passeve, ndërtimi i trotuarit dhe korsesë së biçikletave, ndriçimi rrugor, përmirësimi i sinjalistikës së rrugës si edhe standardizimi i saj. Ndërhyrja në shtresat rrugore, do të rrisin sigurinë,do të bëjnë të mundur shmangien e rendimit të trafikut, do të ulin kohen e lëvizjes.

Top Channel