Të jesh prind apo shok i fëmijës tënd? Kjo është një pasiguri që shoqëron shumë prindër.

Të prindërosh është një nga detyrat më të vështira. Ti vazhdimisht pyet veten, a po e bëj siç duhet prindin?

“Në punën time gati 10-vjeçare, si eksperte fëmijësh kam parë që prindërit sot mendojnë, se duhet të jenë shokët më të ngushtë me fëmijët e tyre. Ata shpesh ngatërrojnë rolet. Ndërkohë që prindi ka një rol të veçantë, special, që nuk mund të zëvendësohet me rolin e asnjë shoku. Të jesh mik me fëmijën tënd në një moshë të mëvonshme, në një moshë adoleshenciale, pra të përpiqesh të kuptosh nevojat e një brezi të ndryshëm nga yti, kërkesat, presionin shoqëror është një tjetër gjë. Por në moshë të vogël fëmijët kanë nevojë për pika referimi”, shprehet Milena Turtulli, eksperte fëmijësh.

Ka prindër që me krenari thonë se nuk i kanë thënë njëherë “jo”, fëmijës së tyre. Por a duhet bërë kjo?

“Madje do të thosha që fëmijët kane më shumë nevojë per “jo” sesa për “po”.  Sepse “jo-të” janë si ato parmakët, që nuk të lënë të biesh. Jo-të janë si një mënyrë e mirë, që fëmijët të jenë të lumtur. Fëmijëve që sot nuk u thuhet kurrë “jo”, nuk janë të lumtur, sepse ata nuk i kënaq asgjë, as malet me dhurata, as malet me lodra, as shpenzimet e mëdha.  Këta fëmijë janë ata që bëhen bulluesit më të mëdhenj, janë ata që kërkojnë vazhdimisht, janë tekanjozë.  Fëmijët kanë nevojë për prindër, shok kanë shumë, në shkollë, në kopsht, në gjimnaz. Prindi është prind. Ky është një problem që e shoh në mënyrë të përditshme në punën time”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA