Ilustrim

27-vjeçari, Hakli Ruçaj ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit në fshatin Gjormë, Vlorë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, ku automjeti me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Të dy, si shoferi ashtu dhe 27-vjeçari u transportuan në spital, por fatkeqësisht i riu nuk ja doli.

Kujtojmë se ditën e sotme kemi pasur një bilanc të zi aksidentesh, ku tre persona kanë ndërruar jetë: një 62-vjeçar nga Përmeti, një 24-vjeçar nga Lezha dhe i riu në Vlorë.

Ndërkohë po ashtu një tjetër aksident i frikshëm ka ndodhur në Lezhë, ku një person është plagosur rëndë.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/01/03/aksident-ne-rrugen-lezhe-lac-makina-perfshihet-nga-flaket-pasi-perplaset-me-trafikndaresen-nje-i-lenduar11/

https://top-channel.tv/2021/01/03/aksident-tragjik-ne-lezhe-makina-del-nga-rruga-humb-jeten-24-vjecari/

https://top-channel.tv/2021/01/03/aksident-ne-permet-makina-perplas-bicikleten-humb-jeten-62-vjecari/

Top Channel