Aksident në rrugën Lezhë -Mamurras/ Makina përfshihet nga flakët pasi përplaset me trafikndarësen, një i lënduar

03/01/2021 15:43

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë -Mamurras ,në afërsi të Laçit.

Mësohet se një automjet, pasi u përplas me trafikndarësen është përfshirë nga flakët.

Ndërkohë vetëm një nga tre personat që gjendeshin në makinën e drejtuar nga Enver Lika, ka mbetur i plagosur.

Luan Cakoni 38 vjeç ka marrë dëmtime në shpatull dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit tip Audi ka qenë me shpejtësi tepër të lartë.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë -Mamurras ,në afërsi të Laçit ,mjeti me drejtues shtetasin E.L.,37 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen e për pasojë ka marrë flakë.

Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit shtetasin E.L., ndërsa shtetasi L.C.,i cili ishte pasagjer në këtë mjet ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel