Villarreal mori një fitore të rëndësishme në raundin e 17 të kampionatit spanjoll. Në ‘Estadio de la Cerámica’ Villarreal mposhti 2- Levanten.
‘Nëndetësja e Verdhë’ e mori avantazhin që në minutën e 19, ku shënoi Nino, pas një asisti të Alfonso Pedrazës. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të vendasve.
Në minutën e 54, Gerard Moreno do të dyfishonte shifrat duke i dhënë ekipit të tij siguri për fitoren. Levante do të ngushtonte rezultatin në minutën e 73 me anë të Leon, por përpjekjet e tyre të mëvonshme ishin të dështuara dukë bërë që takimi të mbyllej me fitoren e vendasve.
Më këtë fitore Villarreal kalon në rënditje Sevillan, duke marrë vendin e katërt me 29 pikë, 2 më shumë se Sevilla, por me 2 ndeshje me shumë. Ndërkohë Levante ndodhet në vendin e 12 me 18 pikë.
Top Channel