Monedha evropiane duket se do ta mbyllë këtë viti në kuotën e 123 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet për 123.7 lekë, në rritje të lehtë kundrejt një dite më parë. Por në krahasim me fillimin e Dhjetorit, monedha evropiane ka parë një rënie me 0.7 lekë kundrejt asaj kombëtare.

Eksperti për ekonominë Selami Xhepa i lidh luhatjet e kursit në tregun vendas me prurjet në valutë dhe dërgesat e emigrantëve, teksa efekt shton ai ka dhënë edhe qarkullimi i parave në kanalet informale duke ushtruar presion në nënçmimin e monedhës.

“Aktualisht nuk duhet që këto faktorë janë shumë të fortë për shkak të rënies së fluksit nga turistët dhe pandemia ka ulur nga ana tjetër edhe prurjet e emigrantëve. Nga ana tjetër vetëm paraja që është jashtë kontrollit apo paraja e zezë është një variabël i pakontrolluar por që nuk ka dhënë ndonjë efekt të madh tani. Ndoshta duke pasur parasysh që është vit elektoral, mundet që oferta monetare të pësojë një lloj disbalancë, pra mund të ketë një hedhje në qarkullim të kësaj paraje dhe kursi i këmbimit të ndikohet më shumë”, sqaron Selami Xhepa, ekspert për ekonominë.

Sipas Selami Xhepës, monedha evropiane pritet të zhvlerësohet më tej nga monedha vendase edhe gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të shlyerjes së borxhit publik.

“Në qoftë se do të mendojmë për vitin e ardhshëm në përgjithësi parashikimi i FMN-së dhe organizatave të tjera parashikuese ndjekin një trajektore kursi të qëndrueshëm. Por në qoftë se do ta shikonim për një periudhë përtej 6 muajve, dukjet që në rritjet e ndjeshme të borxheve publike nuk ka asnjë dyshim që në periudhë afatmesme do prodhojë një tension të madh mbi kursin e këmbimit për shkak se do kërkojë shlyerje të rëndësishme të borxheve publike. Ajo që mund të pritet në të ardhmen, është një zhvlerësim i lehtë i mëtejshëm i euros.”

Euro preku nivelin më të lartë për këtë vit në fund të marsit, ku pandemia sapo duke arritur kuotën e 131 lekëve, e që prej asaj kohe është luhatur ndërmjet nivelit të 123 dhe 124 lekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA