“I papranueshëm diferencimi i BE-së”/ Rama: Kemi dakordësuar tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar

30/12/2020 16:32

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët lidhur me koronavirusin, duke njoftuar se qeveria që ai drejton ka dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar.

Më tej Rama e ka cilësuar si të  papranueshëm moralisht, politikisht e logjikisht, diferencimin që BE-ja i bëri Ballkanit lidhur me vaksinimin, po sipas tij  ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt.

Më tej  Rama shton se qeveria e tij nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit.

Kryeministri Rama në Twitter:

Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA