Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, policia gjen “Audi Q5”, një automjet tjetër dhe tre bidona benzine, do përdoreshin…
Partia Bindja Demokratike, me koordinator Astrit Patozin ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shfuqizimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, konkretisht të nenit 163 të tij, ku përcaktohet mënyra e shpërndarjes së mandateve të deputetëve.
“Ashtu siç kishim lajmëruar 2 muaj më parë, me konstituimin e trupës kushtetuese, ne depozituam padinë ndaj Kodit Zgjedhor. Ndryshe nga partitë e tjera, që kundërshtojnë Kodin Zgjedhor, ne e bëjmë me akte konkrete. Ne kundërshtojmë nenin 163, që i mbyll listat e kandidatëve për deputet, ndërsa kushtetuta i hap ato”, tha përfaqësuesi i BD-së, Fabian Topollaj, pasi depozitoi padinë në Kushtetuese.
Ndërkohë, në orën 11:00 pritet që Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare të ankimojë gjithashtu nenin 163 të kodit të ri Elektoral, pasi Myslim Murrizi ka kundërshtuar herësin për ndarjen e mandateve të vendosur në Kodin e ri Zgjedhor.
Neni 163 lidhet me herësin që përftohet nga pjesëtimi dhe nëse ai është një numër me mbetje dhjetore, merret numri i plotë më i afërt. Lëvizja Demokratike Shqiptare pritet të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm, pasi kryetari i saj e sheh me rezerva bashkëpunimin me dy ish-funksionarët e lartë të Partisë Demokratike.
Kreu i LDSH-së ka refuzuar rekomandimin e Komisionit të Venecias, i cili kërkoi vetëpërmbajtje nga kryetarët e partive për të mos kandiduar në 4 zona elektorale, teksa konfirmon se Tirana dhe Fieri janë dy zgjedhjet e sigurta të tij.
Top Channel