Kodi Zgjedhor paditet në Kushtetuese/ Partitë e vogla kërkojnë që të hapen listat e kandidatëve

29/12/2020 15:19

Ashtu siç pritej, politika e vuri në provë e para Gjykatën Kushtetuese, e cila ka 5 ditë që është bërë funksionale.

Testi vjen nga dy parti të reja, Bindja Demokratike dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare, të cilat i kërkuan Kushtetueses të shprehet para datës së zgjedhjeve për kodin e ri elektoral.

“Gjykata Kushtetuese ishte 2-2-2 e ndarë mes tre palëve të cilët prej 30 vitesh vjedhin dhe tallen me shqiptarët, unë shpresoj që presioni pozitivi i forcave politike shqiptare, opinionit shqiptar dhe ndërkombëtarë, të ruaj një far neutraliteti”, u shpreh Myslim Murrizi, kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare.

Partitë e vogla kundërshtojnë nenin 163 të kodit te ri elektoral, i cili përcakton herësimin zgjedhor  për shpërndarjen e mandateve.

“Kushtetua ka hapur listat duke ia lënë qytetarëve votën preferenciale për të përzgjedhur deputetin e tyre ndërsa Kodi Zgjedhor me nenin 163 i mbyll këto lista”, tha Fabian Topollaj, anëtar i Bindja Demokratike.

“Ftoj edhe Jozefina Topallin, pasi kanë qenë Patozi dhe Topalli dy nënkryetar partie që me Berishën dhe Ramën gatuan 21 prillin e 2008-ës, që privuan shqiptarët nga e drejta e votës. Ftoj edhe grevistët, Presidentin Meta dhe partine e tij dhe kreun e PDK-së, Ndoka”, deklaroi Murrizi.

Mes morive të padive, ajo për Kodin Zgjedhor nuk është i vetmi konflikt politik, i cili pret zgjidhje nga Kushtetuesja, edhe zgjedhjet e 30 qershorit të 2019-ëS, janë në pritje në sirtarët e kësaj godine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA