Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime për koronavirus dhe prej tyre 83 kanë rezultuar pozitivë.

Ky është numri më i ulët i të prekurve që nga muaji korrik i këtij viti. Në 24 orët e fundit 11 pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej 419 persona brenda 24 orëve të fundit.

Deri më tani në vendin tonë janë kryer 394 329 testime për Kovid, ndërsa numri i të prekurve është 81 804, dhe rastet aktive pas dy muaj bien nën 20 mijë, ekzaktësisht sot raste aktive kemi 19 698.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA