“Shqipëria në rrugë të mbarë për mbylljen e negociatave Brenda 2027”, BE: Në Serbi zhgënjyes niveli i korrupsionit						
								
			Na ndajnë edhe pak ditë nga hyrja e vitit 2021 dhe në Open në Top Channel po flitet se kush e dominoi skemën politike Rama, Basha apo Meta?
A veproi siç duhet opozita në protestat për vrasjen e Klodian Rashës?- pyeti Eni Vasili panelistët.
Analisti Enton Abilekaj tha se protesta për vrasjen e Klodian Rashës nuk i drejtohet vetëm qeverisë por edhe opoztës, siç ishte protesta e studentëve në 2018.
“Kemi pasur në 2018 një protestë nga studentët që u shua pa ndonjë rezultat. U shua se u fut dhe opozita. Pra kemi një brez të ri që proteston kundër formës së qeverisjes së këtyre 30 viteve.
Kështu ishte edhe protesta për vrasjen e Klodian Rashës. Janë dy protesta kundër mënyrës së qeverisjes së këtyre 30 viteve”- tha Abilekaj.
Top Channel