Vlorë- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës ku një person i cili sipas policisë vuante nga problem të shëndetit mendor ka kërcënuar se do të përdorte bombolën e gazit për të dëmtuar veten.
Sipas policisë 28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte nga lokali ku ishte izoluar.
Megjithatë grupi i FNSH-ës bën të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e 28-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.12.2020, rreth orës 12:50, shërbimet e Policisë Vlorë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, një person i sëmure nga shëndeti mendor po sillte shqetësime për banorët, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ky shtetas ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombul gazi.
28-vjeçari dhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar se do të përdorte bombulën e gazit për të dëmtuar veten.
Në ndihmë të shërbimeve është afruar grupi i FNSH-ës të cilët falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë bën të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e 28-vjeçarit.
Në përfundim të veprimeve shtetasi A. G., 28 vjeç, u shoqërua në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Top Channel