Kokteji i antitrupave që mori presidenti amerikan Donald Trump kur u prek nga koronavirusi, po merr vëmendje gjithmonë e më të madhe.

Antitrupat monoklonalë janë molekula biologjike, të krijuara në laborator e te ngjashme me ato që prodhohen nga organizmi gjatë infektimit ose vaksinimit, të cilat janë të afta ta njohin virusin, ta neutralizojnë ose t’i bllokojnë hyrjen në qeliza dhe përhapjen. Mund të kenë një funksion terapeutik si mjekim nëse përdoren në fillim të infeksionit për t’i kufizuar veprimin.

Por ato mund të shërbejnë dhe si mbrojtje e përkohshme që zgjat nga 2 deri në 6 muaj,  shpjegon gjenetisti Giuseppe Novelli. Sipas tij, qëllimi i këtij ilaçi është parandalues, njësoj si ai i vaksinës, por në rastin e kësaj të fundit, mbrojtja zgjat më shumë sepse stimulon të ashtuquajturën kujtesë imunitare ndaj patogjenit.

Në mbarë botën, janë të paktën një duzinë grupesh që po punojnë mbi antitrupat monoklonalë; ndër më premtuesit është kokteji REGN COV2, pikërisht ai që iu administrua trupit, e që së fundi ka marrë dhe autorizimin e FDA-së amerikane për përdorim tek pacientët em simptoma të lehta ose të mesme nga mosha 12 vjeç e lart.

Agjencia evropiane e barnave EMA megjithatë po ngurron që t’i japë dritën jeshile dhe kërkon verifikime të mëtejshme përpara se t’i aprovojë për përdorim në Evropë.

Top Channel