Acarimi i fytit shkakton vështirësi të njëpasnjëshme, jo vetëm në gëlltitje por edhe në të folur. Zgjidhjet kundër acarimit të fytit zakonisht përfshijnë solucionet spërkatëse apo karamelet zbutëse.
Një nga zgjidhjet më efikase dhe krejt natyrale kundër acarimit të fytit gjendet në kuzhinë.
Uji Me Kripë
Kripa ndihmon në eliminimin e mukusit dhe substancave të tjera të fytit. Në një gotë uji të ngrohtë (250 ml) hidhni një lugë çaji me kripë dhe pasi të jetë tretur, bëni garbarë për 30 sekonda. Uji me kripë nuk duhet gëlltitur. Gargara me ujë të kripur duhet bërë çdo një orë deri përpara se të shtriheni për të fjetur.
Soda E Bukës
Soda e bukës është gjithashtu një alternativë e mirë për gargarë kundër acarimit të fytit. Sipas të dhënave, ajo neutralizon acidet dhe krijon një ambient jo të përshtatshëm për mykun dhe organizma të tjerë që acarojnë fytin. Në një gotë uji të ftohtë ( 250 ml) shtoni një ose dy lugë çaji me sodë buke. Bëni gargarë për të paktën 30 sekonda. Mos e gëlltisni lëngun sepse ai mund të acarojë stomakun dhe të rrisë nivelin e aciditetit. Kjo gargarë duhet bërë çdo një orë deri përpara se të shtriheni për të fjetur.
Tretësira E Sodës Së Bukës Dhe Kripë
Përzierja e ujit të kripur dhe sodës së bukës në një gotë të vetme mund të ketë një ndikim efikas për fytin e acaruar. Megjithatë, duke qenë se secila prej kurave funksionon në mënyra të ndryshme, është e udhës që të zgjidhni vetëm njërën prej tyre. Ju mund të bëni gargarë një herë me kripë e një herë me sodë buke.
Nëse duket që keni përmirësim, mund të kombinoni gjysëm luge çaji me kripë dhe gjysëm luge çaji me sodë buke dhe t’i tresni në një gotë ujë (250 ml). Nëse një kurë e tillë funksionon më mirë se dy solucionet e veçanta, atëherë mund ta përsërisni. Nëse acarimi i fytit shoqërohet me temperaturë atëherë duhet patjetër vizita te mjeku./AgroWeb
Top Channel