Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj bashkë me bashkëshortin e saj, hokeistin çek, Jakub Kindl kanë uruar festën e Krishtlindjeve.

Çifti kanë pozuar në një portret të bukur familjar së bashku, pranë pemës së Vitit të Ri dhe dhuratave të shumta në shtëpinë e tyre për fundvit.

Teksa pozojnë të buzëqeshur, vërehet qartë barku i rrumbullakosur i Dreshajt, e cila tash e sa muaj është në pritje të ëmbël. “Urime Krishtlindjet”, kanë shkruar ata në mbishkrimin e këtij portreti të bukur familjar.

Çifti i njohur pritet që në 2021 të bëhen prindër të një djali.

Afërdita Dreshaj ka ka kohë që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj dhe ka lënë në plan të dytë angazhimin e saj në muzikë apo modeling.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA