Djali me të cilin Melisa do të dalë javën e parë të janarit do të jetë ai që më pak prisnim.

“E di që do të jetë e papritur, ndoshta do më refuzojë por do tentoj të dal me Elvisin”, thotë Melisa.

Në fakt, habia qëndron në faktin se Elvisi ka qenë djali i parë që Melisa ka “kryqëzuar” kur hyri në emision. Madje e quajti “jo burrëror” dhe se me të nuk do të dilte.

Ndërkohë, as Elvisi nuk i ka kursyer kritikat për Melisën, duke e konsideruar si “vajza që nuk e honeps dot”.

Melisa shprehet se ndryshoi mendje për Elvisin dhe dëshiron ta njohë.

“Nuk e mendoja se do e thoja këtë, por edhe unë pranoj dhe dua ta njoh Melisën”,  përgjigjet Elvisi.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA