Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti bashkë me ish Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, ish-ministren e Ekonomisë Rozeta Hajdari, Kryetarin e Qendrës së Vitisë, Nijazi Isaku, e bashkaktivistë shënuan Krishtlindjen në Kishën e Shën Jozefit me besimtarët e Stubllës së Epërme e bashkëatdhetarët që kanë ardhur këto ditë në familjet e tyre.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Lëvizja Vetëvendose, pas Meshës, u mikpritën në ceremoninë e organizuar nga Famullia e drejtuar prej Dom Jeton Thaqit dhe më pas vizituan muzeun në Shkollën e parë shqipe.
Kryetari Kurti ia uroi Krishtlindjen gjithë besimtarëve katolikë dhe familjeve të tyre duke veçuar se solidariteti e dashuria për tjetrin ndihmoi kudo në vend për ta përballuar pandeminë.
Ndërsa Dom Jeton Thaqi fjalën e tij përshëndetëse bashkë me urimet e festës kumtoi për këtë rast se tejkalimi i vetvetes, ndihmesa për të tjerët, komunitetin e atdheun janë shërbesa për të mirën sikundër fides as ratio, besimi e arsyeja, mund e duhet të shkojnë bashkë.
Vizitën në Stubëll të Epërme e përmbyllën me mikpritjen e familjes së Mëhill Martinit (Gjergji) ku përzemërsisht u takuan me djalin Robertin e bashkëshorten Suzana bashkë me tre djemtë e tyre Nikollën, Gazmendin e Samuelin.
Familja Martini u përballë e para në Kosovë me pasojat e pandemisë.
Top Channel