Bilanc tragjik/ Rusia regjistron numër rekord të viktimave nga COVID-19

24/12/2020 13:20

Pas disa javësh ngadalësimi të përhapjes së koronavirusit, Rusia sot njoftoi shifra të reja rekord të vdekjeve dhe rasteve me COVID-19.

Që nga e mërkura, task forca e emergjencës së vendit regjistroi 29.935 raste të reja, duke çuar numrin e përgjithshëm të personave që janë ekspozuar ndaj virusit në 2.96 milionë dhe rastet aktive në 539.735.

Gjatë së njëjtës periudhë, 635 persona humbën jetën nga COVID-19, duke rritur numrin e viktimave në 53.096 ndërsa 26.890 u shëruan, duke çuar numrin e të shëruarve në 2.37 milionë.

Autoritetet ruse tashmë kanë filluar të përgatiten për festat e Vitit të Ri, duke publikuar rekomandime që synojnë të shmangin rritjen e mëtejshme të infeksioneve. Kreu i shërbimit sanitar, Anna Popova rekomandoi dhënien përparësi të aktiviteteve në natyrë, pavarësisht kufizimit të numrit të pjesëmarrësve në 50 persona si dhe rekomandimet për pastrim më të madh në transportin publik, qendrat tregtare dhe vendet e tjera të përqendrimit të personave në masë.

Ajo theksoi se mbajtja e maskës në fytyrë dhe mbajtja e distancës fizike është e detyrueshme në Rusi. Rusia është e pesta në botë për nga numri i rasteve pas SHBA-së, Indisë, Brazilit dhe Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA