Kush është Andy Burnham? Deputeti që rikthehet në Parlamentin britanik dhe kërcënon vendin e Starmer
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, i ka bërë thirrje Izraelit të respektojë marrëveshjen e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Në një intervistë për median franceze FranceInfo, Barrot theksoi se marrëveshja parashikon ndërprerjen e armiqësive dhe duhet të zbatohet nga të gjitha palët.
“Qeveria izraelite duhet ta respektojë atë dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ushtrojnë të gjithë presionin e nevojshëm mbi qeverinë izraelite”, deklaroi kryediplomati francez.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur ushtria izraelite vijon operacionet ushtarake dhe bombardimet në jug të Libanit, duke shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.
Franca është ndër vendet që kanë bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve dhe respektimin e marrëveshjeve të armëpushimit, me synimin për të shmangur zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Top Channel