Ujë me presion, policë në kuaj gjatë protestës së hebrejve ultra-fetarë kundër rekrutimit të detyruar në ushtrinë izraelite (videot)

23/12/2020 21:19

Policia izraelite përdori mjete të rënda sot në shpërndarjen e dhunshme të një protste nga ultra-besimtarë që kishin bllokuar një autostradë, pas arrestimit të një studenti se nuk i ishte përgjigjur ligjit të detyruar të rekrutimit ushtarak.

Në pamjet e agjencive të huaja shihej ujë me presion që përdorej ndaj protestuesve dhe policë në kuaj që hynin mes turmave të besimtarëve.

Aktivistët e komuniteteve fetare ishin ulur në tokë dhe futeshin poshtë automjeteve të parkuara për t’i rezistuar policisë, teksa qidra prej tyre kishin bllokuar kryqëzimin e autostradës Sarei Yisrael-Jaffa në Jerusalem.

Protestat nisën pas arrestimit të një 20-vjecari që studionte në një shkollë fetare i cili nuk raportoi të dega ushtarake pas thirrjes. Protestuesit kërkonin lirimin e tij dhe anullimin e shërbimit të detyruar ushtarak.

Rekrutimi i besimtarëve hebrenj në ushtri ka qenë shpesh një çëshje e kontestuar në Izrael dhe ka sjellë protesta e debate politike.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA