Tiranë/ Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, më pas godet punonjësin e policisë

23/12/2020 10:40

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 45-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzë së tij të mitur dhe më pas ka goditur punonjësin e policisë.

Shtetasi A.K., është vënë nën prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe për të shmangur shoqërimin e tij ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K.,  45 vjeç, pasi  në rrugën “Loni Ligori”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe për të shmangur shoqërimin e tij, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA