Nga tregu i gjelave në Baldushk, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi sot qytetarët që të konsumojnë produkte vendase, si një mënyrë për të ndihmuar edhe familjet e zonës.
“Me blerjen e një gjeli deti, nuk blen vetëm drekën apo darkën e fundvitit, por kontribuon për të ardhmen e çunave dhe gocave të shkëlqyer të Baldushkut. Ua them të gjithëve – blini gjelat e Baldushkut – jo vetëm sepse janë më të mirët në Shqipëri, por është mënyra më e sinqertë për t’u treguar solidarë me familje që punojnë shumë dhe që kanë vuajtur shumë nga ky vit i vështirë. Blini gjelat e Baldushkut si mënyrë shumë e mirë për të mbajtur paratë në ekonominë e vendit”, tha ai.
Agjencia për Administrimin e Tregjeve e Bashkisë së Tiranës po kryen monitorimin e vazhdueshëm të tregjeve.
Këtë vit ka një rritje të konsiderueshme edhe nga ana e fermerëve në numrin e krerëve të matrikulluar të gjelave të detit dhe rritjen e tyre.
Top Channel