Në pjesën e dytë në Open në Top Channel po flitet për vaksinën kundër Covid-19 dhe momentin kur do të vijë në Shqipëri.
Sipas Reuters, Covax ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të dështojë në sigurimin e vaksinës.
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për vaksinat dhe mbërritje e tyre në Shqipëri. Brataj i qëndroi fjalës që vaksina do mbërrijë në muajt e parë të 2021.
“Në fillim kur flisnim në këto studio nuk mendonim se do kishim një vaksinë deri vitin tjetër. Pastaj kemi menduar se do të ketë vetëm një prodhues. Në janar mund të ketë edhe vaksina të tjera të çertifkuara. Ajo që thotë media është tjetër. Nuk mund të dështojë Covax. Ne jemi pjesë e një marrëveshje dhe kur je pjesë e marrëveshjes nuk ka si dështon. Ato tjerat janë çështje administrative.
Ne kemi marrëveshje me Covax, kemi shkuar në kompanitë e vaksinës si Pfizer, kemi marrëveshje me Këshillin e Europës. Këto janë 3 rrugë për të siguruar vaksinën e cila do mbërrijë në muajt e parë të vitit”- tha Brataj.
Top Channel