Yuri Kim e kujdesshme me masat anti-COVID/ Nuk lë cep pa spërkatur me dezinfektues
22/12/2020 12:07
Pak para nënshkrimit të marrëveshjes së ekstradimit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve ditën e sotme, ambasadorja Yuri Kim dha një mesazh të fortë për të pranishmit por jo vetëm, me veprimin e saj.
Ajo ka respektuar me përpikmëri masat anti-COVID, ku sapo hyri në sallë e pajisur me maskë nisi të hedh dezinfektuesin në foltoren ku do të mbante fjalën si dhe në tryezën ku qëndroi ulur.
Ajo u rikthye edhe njëherë tjetër për të mos lënë asnjë cep pa spërkatur. Veprimin e ambasadores Kim mund ta ndiqni nga minuta 4:00.
Top Channel