Anthony Fauci, Kreu i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në SHBA, në një bisedë me gazetaren e PBC, Judy Woodraf, ka thënë se varianti i ri i COVID-19 që është konfirmuar në shumë raste në Britani të Madhe mund të jetë prezent edhe në Shtetet e Bashkuara
“Këtë duhet ta parashikoni, kur e shihni se është shpërndarë në vendet si Britania e Madhe. Ekzistojnë mutacione që po i shohim edhe në Afrikën e Jugut , e duke marrë parasysh udhëtimet që po ndodhin në mbarë botën, nuk do të befasohesha që tashmë ka mbërritur tek ne”, ka shtuar Fauci.
Ai ka theksuar se është e mundur që varianti i ri i COVID-19 mund të gjendet në SHBA, dhe kjo do të ndodhë në momentin “që do të kërkohet”.
Fauci ka shpjeguar se duke marrë parasysh se coronavirusi i ri është pjesë e grupit RNK të viruseve që shpesh pësojnë mutacione, “shumica e mutacioneve nuk kanë ndonjë rol funksional dhe kjo do t’i mundësonte virusit një përhapje më të shpejtë”.
Gjithashtu, ai ka ripërsëritur se deri më tani nuk është konfirmuar nëse varianti i ri nuk shkakton vdekjen më të madhe, dhe nuk ka ndonjë ndikim në efikasitetin e vaksinës që aktualisht po përdoret kundër COVID-19.
Epidemiologu amerikan është i mendimit se ndalimi i udhëtimeve në Britani të Madhe është e përshpejtuar, sepse nuk ka dëshmi të mjaftueshme që do të arsyetonin “mbylljen dhe ndalimin e udhëtimeve”.
Top Channel