Brexit/ Bisedimet e marrëveshjes tregtare vazhdojnë, ndërsa negociatorët nuk arrijnë marrëveshje

21/12/2020 09:08
Kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier i drejtohet Parlamentit Evropian në Bruksel

Bisedimet tregtare pas Brexitit do të vazhdojnë të hënën, pasi negociatorët nuk mundën të arrinin një marrëveshje gjatë fundjavës.

Ditën e diel, kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier dhe homologu i tij në Mbretërinë e Bashkuar, David Frost u takuan në Bruksel, por çështjet kryesore mbetën të pazgjidhura.

Parlamenti Evropian tha se bisedimet duhej të kishin përfunduar të dielën në mënyrë që ai të ratifikonte një marrëveshje deri më 31 dhjetor. Sipas raportimit të BBC-së, një marrëveshje nuk do të arrihet nëse nuk ka një “zhvendosje thelbësore” nga Brukseli.

Është e kuptueshme që do të ketë një vendim para Krishtlindjeve nëse nuk do të arrihet një marrëveshje.

David McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian tha se Parlamenti Evropian nuk do të jetë në gjendje të japë pëlqimin për një marrëveshje këtë vit, pasi një marrëveshje nuk u arrit ditën e diel.

Përmes një shkrimi të publikuar në Twitter, McAllister tha:

 “Pas negociatave intensive këtë javë, nuk ka ende asnjë qartësi nëse një marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme MB-BE do të arrihet apo jo”.

Ai tha se një takim i jashtëzakonshëm do të bëhet të hënën në mëngjes për të diskutuar hapat e ardhshëm.

MB dhe BE kanë kohë deri më 31 dhjetor për të rënë dakord për një marrëveshje tregtare, plus pika të tjera, të tilla si të drejtat e peshkimit.

Barnier tha se bisedimet ishin në një “moment thelbësor”, por çdo marrëveshje duhet të jetë “e ekuilibruar dhe reciproke”.

“Ne respektojmë sovranitetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe presim të njëjtën gjë. Të dy BE dhe Britania duhet të kenë të drejtën të vendosin ligjet e tyre dhe të kontrollojnë ujërat e tyre. Dhe ne të dy duhet të jemi në gjendje të veprojmë kur interesat tona janë në rrezik”, shkroi Barnier në Twitter të dielën.

Burimet e Whitehall-it thanë se gjithnjë e më shumë ka të ngjarë që MB të dalë nga periudhat e tranzicionit pa një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në.

Kjo do të thotë që, nga 1 janari, të dy palët do të mbështeten në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë për të qeverisur eksportet dhe importet. Tarifat mund të futen në mallrat që shiten dhe blihen, duke ndikuar potencialisht në çmimet e produkteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA