Nis shpërndarja e shpërblimit/ Pensionistët “harrojnë” Covid-in, grumbullohen para dyerve të Postës Shqiptare

21/12/2020 11:23

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit për pensionistët, çka duket se ka shkaktuar krijimin e radhëve dhe grumbullimeve përpara dyerve të Postës Shqiptare.

Siç mund ta shihni në këto fotografi të mundësuara nga Top Channel, ndonëse të pajisur me maska, pensionistët nuk po e zbatojnë distancën fizike duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit.

Shpërndarja e këtij shpërblimi prej 5 mijë lekësh do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga 21 dhjetori (sot) deri më datë 31 dhjetor.

Ka qenë vetë kreu i ISSH-së, Astrit Hado, i cili përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje mbi procedurat dhe se si do të bëhet shpërndarja e parave sipas kategorive. Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në kohë COVID-i.

Janë rreth 677 mijë qytetarë që përfitojnë nga fondi i alokuar për shpërblimi në fundvit, prej 34 milionë dollarësh.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA