Sulo në “Top Story”: Faktori ndërkombëtar e ka dhënë lejen për shkarkimin dhe hetimin e Vlora Hysenit
Deputetja socialiste, Klodiana Spahiu, falënderoi kryeministrin Edi Rama, pasi e propozoi për postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu dha një mesazh falënderues dhe për paraardhësen e saj, Evis Sala, që u dorëhoq nga posti i ministres së Shëndetësisë.
“Së pari, një falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim. Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri. Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm: FALEMINDERIT NGA ZEMRA!”.
Top Channel