Janë skena që përsëriten çdo vit në prag festash, por këtë vit, pandemia e koronavirusit e ka rënduar situatën.

Emigrantë nga Kosova, që jetojnë e punojnë në perëndim, duan të kalojnë festat e fundvitit në atdhe, dhe në kthim, përballen me radhë të gjata dhe pritje në kufi. Përveç pritjeve në pikat kufitare Kroaci-Serbi dhe Hungari serbi, situata është akoma e rëndë edhe në kufirin serbi Kosovë, veçanërisht në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë.

Sipas Kosovapress, pritjet në këtë pikë kufitare zgjasin deri në tre orë. Ndërsa në merdare, pritjet në kufi janë nga 10 deri në 15 minuta. Por, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, autokolona e mjeteve në kufi shkon deri në 5 km me 5 deri në 10 orë pritje atje.

Një ditë më parë, ministria e jashtme e Kosovës paralajmëroi për pritje të gjata në kufijtë e shteteve të Ballkanit për shkak të fluksit të madh të qytetarëve nga vendet e Ballkanit perëndimor dhe masave për koronavirusin.

Sipas saj, pritjet në kufirin slloveni kroaci mund të zgjasin deri në 10 orë ndërsa në kufijtë mes Hungarisë dhe Serbisë mërgimtarët mund të detyrohen të presin deri në pesë orë. Ministria thotë se ka krijuar një shtab emergjencash për të ndihmuar shtetasit kosovarë të nisur drejt Kosovës. Në serbi ndërkohë kanë hyrë në fuqi edhe masat e reja nga e diela, dhe për çdo të ardhur nga jashtë kërkohet testi negativ i koronavirusit ndërsa ata që kalojnë tranzit, duhet të dalin nga territori i vendit brenda 12 orësh.

Ministria e shëndetësisë në Kosovë ndërkohë ka sqaruar se të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë nga vende perëndimore nuk janë të detyruar të paraqesin test negative në hyrje. Testi kërkohet vetëm për ata që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe që vijnë nga vendet me rrezik të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA