Në 24 orët e kaluara në spitalet në të gjithë Maqedoninë e Veriut është raportuar se një total prej 738 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus po trajtohen.
Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 61 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 57 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.
Janë 43 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 40 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 88 pacientë. 80 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Ohër, 87 në Prilep, në Gostivar 54, në Strugë 40, 75 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 27 në Koçan, 19 në Kërçovë, 52 në Kavadar, 13 në Gjevgjeli dhe 5 në Dibër, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.217 dhe ka rreth 240 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide.
Top Channel