Foto nga vendngjarja/ Aty ku efektivi i FNSH u vra aksidentalisht nga djali 7-vjeçar, teksa luante bilardo

20/12/2020 15:09
Foto nga vendngjarja

Roland Bicerri efektiv i FNSH, humbi jetën sot pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi atë aksidentalisht për vdekje me armë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

Mësohet se djali i tij i mitur i ka marrë armën nga brezi teksa ky i fundit luante bilardo dhe e ka shkrepur aksidentalisht, por plumbi ka rezultuar fatal për efektivin Roland Bicerri.

Fotot më poshtë, janë marrë nga vendngjarja.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA