Simptoma të dyshimta, pezullohet vaksinimi në një spital të Çikagos
19/12/2020 19:28
Një spital në periferi të Çikagos ka ndaluar përkohësisht programin e tij të vaksinimit anti-covid për personelin që ndodhet në vijën e parë të frontit, pasi katër prej tyre kanë shfaqur simptoma pas marrjes së vaksinës.
Avokatja Aurora Health tha në një deklaratë për CNN, se katër punëtore të “Advocate Condell Medical Center”, në Illinois, kanë përjetuar simptoma si një lloj ndjesie shpimi ose therje dhe rritje të rrahjeve të zemrës, menjëherë pas marrjes së vaksinës.
“Tre prej anëtarëve ndodhen në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe një tjetër po merr trajtime shtesë”, tha në deklaratën për CNN avokatja Aurora Health.
Top Channel