Ministria e Shëndetësisë së Iranit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 175 humbje jete dhe 6.421 raste të reja me Covid.
Me 175 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, numri i viktimave ka arritur shifrën 53.448.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.421 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.152.072.
Lari shtoi se 5.591 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 875.943.
Duke informuar se deri tani janë kryer 6.896.651 teste, zëdhënësja Lari tha se 205 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “portokalli” dhe 243 qyteza si zona të “verdha”.
Top Channel