24/05 15:52
Schalke 04 vijon me paraqitjet zhgënjyese në kampionatin gjerman, pasi sot ka pësuar humbjen e tetë sezonale në 12 ndeshje dhe nuk e ka provuar ende shijen e fitores, ndaj jo më kot ka mbetur në vendin e fundit të renditjes me 4 pikë.
Në “Gelsenkirchen” vendasit u dorëzuan me rezultatin 0-2 përballë Freiburgut, falë golave të shënuar nga mesfushori hungarez Roland Sallai në minutat 50’ dhe 68’, i cili u dha të tijve fitoren e dytë radhazi.
Vlen të theksohet se mesfushori i Kombëtares Shqiptare Amir Abrashi ishte në pankinë gjatë kësaj ndeshjeje dhe zbriti në fushë vetëm në minutat shtesë për të ndihmuar në menaxhimin e avantazhit.
Top Channel