Durrës- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku si pasojë e e rrjedhjes së bombolës së gazit ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç.
Mësohet se ky i fundit ka pësuar dëme të lehta dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.12.2020, në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë dhënë ndihmën e parë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes
Top Channel