Jeta e natës në Wuhan i është kthyer normalitetit, shtatë muaj pasi autoritetet lokale të këtij qyteti kinez hoqën masat e rrepta mbrojtëse për luftimin e pandemisë së COVID.

Njëra prej vajzave që e ka shijuar këtë rikthim të jetës së natës është Zhang Kiong, e cila këto ditë festoi ditëlindjen e 29-të me miqtë në një lokal të natës në Ëuhan.

“Pas gjithë atyre që i kam kaluar gjatë valës së parë të pandemisë së coronavirusit në Ëuhan dhe pas lirimit të masave mbrojtëse, ndihem sikur po jetoj një jetë tjetër”, ka shtuar Zhang që punon në një dyqan të tekstilit në Ëuhan, qytet ky për të cilin besohet se ishte vatër e koronavirusit.

Qyteti këto ditë ka mbajtur një festival ku morën pjesë me mijëra njerëz, e kinematë, teatrot dhe palestrat sportive janë hapur dhe tani gjithçka po i kthehet normalitetit.

Në këtë vend kinezët pretendojnë se nuk është regjistruar bartja e koronavirusit që nga 10 maji, dhe ato pak raste që zbulohen janë kryesisht njerëz që kanë shkuar për vizitë atje dhe besohet se e dërguan atje virusin.

E për të mos e harruar këtë përvojë të pandemisë së COVID-19, në këtë qytet është hapur një kafene e quajtur “Wuhan Stay Strong” që kujton izolimin total 76 ditorë, ku qytetarët nuk lejoheshin të dalin.

Qyteti me mbi 10 milionë banorë ishte shndërruar në një “qytet fantazmë” sepse as edhe një njeri nuk lëvizte nëpër rrugë në orët e vona, ku punktet e policisë kontrollonin çdo gjë që lëvizte.

Në anën tjetër, Kina vazhdimisht është akuzuar për mos transparencë dhe fshehjen e të dhënave sa i përket numrit të viktimave të COVID-19 por edhe të atyre që janë infektuar me koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA