Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 311.225, prej të cilëve 3.134 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 212.082, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17.155.979.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 10 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në afro 225 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 1,65 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 35.833 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,93 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,97 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA