Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të emërojë ish guvernatoren e Miçiganit Jennifer Granholm si sekretare të energjisë në administratën e tij, sipas dy personave që kishin dijeni për vendimin.
Granholm, 61 vjeç, u bë guvernatorja e parë grua e Miçiganit dhe qëndroi në këtë post për dy mandate, nga viti 2003 deri në 2011. Ajo punoi me zotin Biden, kur ai ishte nënpresident për paketën e ndihmës të vitit 2009 për prodhuesit e automobikëve General Motors dhe Chrysler.
Pavarësisht shqetësimeve nga disa punonjës të kësaj industrie, ajo mbështeti përpjekjet për të ndërtuar impiante moderne të baterive për makinat elektrike në Miçigan. Ajo gjithashtu vendosi një standard të ri për energjinë, me kërkesën që një pjesë e energjisë së këtij shteti të prodhohej nga burime të rinovueshme.
Top Channel